Leverkusen, i përgjigjet Real Madridit për Xabi Alonson

Leverkusen, i përgjigjet Real Madridit për Xabi Alonson

Tentativat e skuadrave si Bayern Munchen, Liverpooli apo Real Madridi për Xabi Alonson, e kanë marrë shumë shpejt përgjigjen nga drejtuesit e Bayer Leverkusenit.

Të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’ shpresojnë në qëndrimin e spanjollit, i cili  ka ndikuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kësaj skuadre, fakt që konfirmohet me kryesimin në Bundesligë dhe performancat e shkëlqyera në grupet e Europa Leagues.

Përpara marrjes së drejtimit nga ish mesfushori, Bayer Leverkuseni ishte një ekip i mesit të tabelës dhe me këtë ecuri drejtuesit kanë deklaruar se besojnë fuqimisht tek ky projekt, të cilët e kanë mbështetur kontratën e numrit një të pankinës, e cila skadon në 2026-tën.

Një tjetër fakt që tregon potencialin e 42 vjeçarit është se në 19 sfidat e kampionatit, Bayer Leverkuseni numëron 15 fitore dhe 4 barazime, skuadër e cila dominoi edhe në grupet e Europa League, me 6 sfidat e fituara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy