Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Kukësit dhe Egnatias.
Në “Air Albania”, do të jetë një ndeshje e luftuar, ky të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht trofeun.
Pritet një përballje e bukur dhe interesante, nga dy ekipet që e mbyllën kampionatin në pozita të kundërta. Egnatia shkoi në “Final Four” si kryesuese, ndërsa Kukësi u rendit i fundit dhe ra në Kategorinë e Parë.
Ndeshja do të transmetohet në MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kukësi: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Dragoshi, Mingo, Salami, Lala, Fejzaj, Solodovnicov.
Egnatia: Sherri, Dulysse, Malota, Ndreca, Xhemajli, Ahmetaj, Fangaj, Ibrahimoglu, Montenegro, Fernando, Zejnullai.



