Juventus peshkon tek Monaco

Juventus peshkon tek Monaco

 Edhe pse ishte një ndër lojtarët më determinantë  sezonin e kaluar , Juventusi i ka hapur rrugën largimit të Weston Mc Kennie nga  ‘’ Allianz Stadium ‘’ .  Rikthimi i Massimiliano Allegrit i ka ndryshuar plotësisht gjërat tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ që kërkon të jetë përsëri lider në Serinë A dhe më gjerë .    Ndalesa e rradhës së italianit është në Francë , më konkretisht tek Monaco ku ka zgjedhur   Aurelien Tchouameni . 

 21 vjeçari konsiderohet si një prej talentëve më të mëdhenjë në të ardhmen  dhe sipas Calciomercatos është një ndër tentativat  e fundit të ish kampionëve të Scudettos  .

Problematikat e sezonit të kaluar në të cilin  bardhezinjtë rrezikuan pjesëmarrjen në Uefa Champions League i kanë dhënë një leksion shumë të vlefshëm për të evituar hapat fals gjatë rrugës  ku do të kenë një detyrë të vështirë për të ulur nga froni Interin dhe sidomos kapjen e majave në  kompeticionin më prestigjoz të Europës. 

Megjithatë talenti francez nuk pretendohet vetëm nga Juventusi sepse edhe Real Madridi ka shfaqur interes për  lojtarin nga Rouen .

Duke qenë se kanë ngelur edhe pak ditë për përfundimin e merkatos , ky fakt e rrit përgjegjësinë e skuadrave me emër për dhënien e  maksimumit edhe pse është një hark kohor i shkurtër.

Ambicja dhe uria për sukses e shton automatikisht intensitetin gjatë negociatave me qëllimin e arritjes së fundit të lumtur por s’duhet harruar as reagimi i drejtuesve të Monacos  për perlën e tyre .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy