
Vora do të luajë ndeshjen hapëse në Kategorinë e Parë, ndaj Besës së Kavajës, në një sezon ku objektiv është ngjitja në Superiore. Në prag të kësaj sfide, për MCN TV, ka folur kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
Ky i fundit deklaroi se objektivat janë të qarta, por shtoi se futbolli luhet në fushë. Sipas tij, Vora nuk i druhet asnjë ekipi dhe të gjithë kundërshtarët do të priten me qytetari.
Është ditë feste sot për Vorën. Pretendimet tona janë të qarta, futbolli luhet në fushë dhe jo në letra. Presim ta nisim mbarë dhe me fitore sot. Vora nuk i druhet askujt.
Që nga mandati i parë, qëllimi ka qenë përfshirja e të rinjve me sport. Një nga objektivat tona, është edhe përfshirja e të rinjve në sport.
Çdokush niset për të fituar. Ne presim me qytetari çdo ekip që vjen në këtë stadium.



