
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka marrë një tjetër ofertë nga Arabia Saudite, nga klubi i Al Hilal. Këta të fundit i kanë ofruar 60 milionë euro në sezon Lukakut, për tu transferuar aty. Megjithatë, sipas “Sky Sports”, thuhet se sulmuesi e ka refuzuar ofertën, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në Europë. Lukakut është në pronësi të Chelsea, por dëshira e belgut është të luajë me Interin, aty ku kishte edhe shpërthimin e tij, para se të shitej në Premier League.



