Që nga 20 shkurti, Ronaldinho nuk është më ai i dikurshmi. Që kur nëna e tij Dona Miguelina Elói Assis dos Santos ndërroi jetë, asgjë nuk ka qenë njësoj. Ajo ishte nëna e dashur e ish-kampionit brazilian, i cili, një muaj pas vdekjes së saj, nuk është shëruar ende.
Ai ka përfunduar në një tunel depresiv. "Ai pi çdo ditë, fillon në mëngjes dhe përfundon në mbrëmje. Të nesërmen, ai fillon përsëri nga e para", konfirmojnë miqtë e vërtetë që përpiqen t'i qëndrojnë pranë Ronaldinhos këto ditë.
"Jo vetëm që ai ka intensifikuar përdorimin e alkoolit, por shumë njerëz që i janë afruar kanë vërejtur se ai nuk është më një shoqëri e mirë".
Lajmin e ka bërë të ditur për portalin online Rio de Janeiro një person shumë i afërt me ish-futbollistin i cili ka preferuar të mbetet anonim. "Ai gjithmonë pinte, por kurrë si tani. Tani ai po e ekzagjeron".
41-vjeçari është vendosur në Puerto Alegre ku jeton në një pronë luksoze. Me sa duket, ka një vajtje-ardhje të vazhdueshme të njerëzve, një parti 'e vazhdueshme'.
"Më mungon kjo buzëqeshje dhe ky përqafim", kishte shkruar ai disa javë më parë në profilet e tij sociale duke kujtuar nënën e tij Miguelina.
Një mungesë para së cilës nuk duket se ka gjetur ende një ilaç. "Çdo ditë duket si një festë " vazhdon burimi anonim, "Ronaldinho fillon me vodka, uiski, xhin në mëngjes. Ai vazhdon deri në mbrëmje. Pastaj fillon përsëri".
Problemi i alkoolit gjithashtu do të ishte shtuar në atë të shoqërisë së keqe që rrethon Ronaldinhon: "Shtëpia e tij është gjithmonë e mbushur me njerëz, por disa nuk janë miq siç duket dhe nuk duan të mirën e tij", përfundoi burimi anonim.



