Me të filluar pjesa e dytë kombëtarja e Turqisë kaloi në epërsi. Vetëm pesë minuta i janë dashur Turqisë në pjesën e dytë për të realizuar golin e parë të takimit.
Zëvendësuesi Yunus Mali bëri një depërtim të bukur nga krahu i djathtë ku pasoi te Burak Yilmaz, i cili nga afërsia mposhti Sami Ujkanin, i cili nuk kishte se çfarë të bënte në këtë rast.
Nuk vonoi shumë dhe turqit gjetën serish portën e Ujkanit, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 55-të përmes Volkan Sen, raporton KosovaPress.



