Mesi thyen krahun një javë para El Clasico (VIDEO)

Mesi thyen krahun një javë para El Clasico (VIDEO)

Lionel Messi do të humbasë “ El Clasico”-n e javës së ardhshme kundër Real Madridit pasi pësoi dëmtim në ndeshjen kunder Sevilias. Kapiteni i Barçës u detyrua ta braktisë takimin pas vetëm 26 minutave lojë pasi theu krahun pas përplasjes me mesfushorin Vaskez. Deri në këto momente Messi e ka ndihmuar skuadrën të krijonte një epërsi prej dy golave duke asistuar një herë dhe shënuar një herë tjetër. 

Nga testet e bëra, stafi mjeksor i Barcelones, ka konfirmuar se ai ka një thyerje të kockave radiale në krahun e djathtë, e cila do ta lërë jashtë fushave për rreth tre javë. Kjo do jetë Klasikja e parë pas shumë vitesh ku nuk do shohim në fushë përballë njëri- tjetrit Ronaldon dhe Mesin.

Me këtë demtim Mesi do të humbasë 6 ndeshje, duke filluar nga ndeshja e Liges së Kampionëve kunder Interit. “Pleshti”  gjithashtu do të humbasë një ndeshje Copa del Rey kundër Kultural Leonesa, ndeshja e kthimit kundër Inter dhe La Liga me Rayo Vallecano dhe Real Betis.

Përsa i përket ndeshjes Barcelona arriti të fitonten ndeshjen kundër Sevilias me rezultatin 4-2, dhe ruan kreun e renditjes në La Liga.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy