
Koha ka kaluar shumë shpejt dhe përsëri e ardhmja e Zinedine Zidane po merr shumë vëmëndje.
Sipas francezes ‘ France-Bleu Provence ‘ , Marseille ka menduar për të ashtuquajturin ‘’ Zizou ‘’.
51 vjeçari mund të rikthehet shumë shpejt në vendlindje, i cili ka vënë kusht shitjen e klubit.
Negociatat po avancojnë me sukses dhe pritet që në vijimësi të komunikohet zyrtarizimi i ish mesfushorit të Juventusit, kampion bote me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ në 1998-tën.
Pas përfundimit të etapës me Real Madridin , për Zinedine Zidane është interesuar Juventusi dhe gjithashtu në të kaluarën u përfol për drejtimin e mundshëm të dy herë kampionëve të botës, por tanimë duket se e ardhmja është pothuajse e vendosur.
Prej shumë vitesh bardhekaltërit janë distancuar nga titujt, të cilët aktualisht drejtohen nga i mirënjohuri Gennaro Gatusso.



