Milani zhgënjeu sërish në kampionat, teksa barazoi 2-2 me Lecce në transfertë.
Kuqezinjtë shpërdoruan avantazhin e dy golave, të shënuar në pjesën e parë, ndërsa në fund rrezikuan edhe humbjen.
Golat e Giroud në minutën e 28-të dhe Reijnders në minutën e 35-të, krijuan iluzione, se fitorja e kuqezinjve do të ishte e lehtë, por nuk ndodhi kështu.
Në pjesën e dytë, Lecce u fut me një marsh më shumë, dhe ia dolën të barazojnë me dy gola të Sansone në minutën e 66-të dhe Banda në minutën e 70-të.
Vendasit shënuan edhe golin e përmbysjes në minutën e 94-t, me Piccoli, por u anulua për goditje dënimi nga VAR.
Milani mbetet larg kreut, teksa renditet në vendin e tretë me 23 pikë, 5 më pak se Interi dhe 3 më pak se Juventusi, por këto të fundit kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur.



