Superkupa e Spanjës, vendosen gjysmëfinalet

Superkupa e Spanjës, vendosen gjysmëfinalet

Me Real Madrid dhe Barcelonën, që kanë siguruar dy vendet e para në renditjen e La Ligës, janë vendosur edhe katër skuadrat që do të marrin pjesë në Superkupën e Spanjës.

Dy skuadrave të sipërpërmendura, iu bashkohen edhe Athletic Bilbao me Mallorca-n, si finaliste të Kupës së Mbretit.

Kampioni i La Liga-s, Real Madrid përballet me finalistin e dytë të Copa Del Rey, Mallorca, ndërsa fituesi i Kupës së Mbretit, Athletic Bilbao, përballet me Barcelonën e vendit të dytë në La Liga.  

Superkupa e Spanjë do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa data e ndeshjeve dhe stadiumi nuk është konfirmuar ende.

Çiftet për Superkupën e Spanjës 2025:

Real Madrid vs Mallorca

Athletic Bilbao vs Barcelona

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy