Euro 2020/ “Tirana Fan Zone” me ekran gjigant në sheshin “Skënderbej”

Euro 2020/ “Tirana Fan Zone” me ekran gjigant në sheshin “Skënderbej”

Adhuruesit e futbollit nga nata e sotme do të kenë mundësi të ndjekin Kampionatin Europian të futbollit në hapësirën e posaçme “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”.

Nëpërmjet një ekrani gjigant të vendosur në qendër të sheshit i cili ka marrë pamjen e tapetit të blertë, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Europian në një atmosferë fantastike.

Nga data 11 qershor deri më 11 korrik qytetarët do të mund të ndjekin ndeshjet në sheshin “Skënderbej”.

“Jo vetëm do të shikojmë ndeshjet, ku secili do bëjë tifozeri për ekipin e vet të preferuar, ku do të kemi dhe shumë nga të huajt që jetojnë në Tiranë që do të na bashkohen, por mbi të gjitha për t’u bashkuar në shesh si një familje e madhe pas dy viteve shumë të vështira me tërmetet dhe pandeminë. Më në fund ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam për një Tiranë që e do jetën, të bukurën, sportin dhe e shijon komunitetin. Kështu që ju presim të gjithëve këtë muaj në sheshin “Skënderbej” dhe si një mënyrë për të kaluar mërzinë e muajve të vështirë dhe për t’iu rikthyer normalitetit më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë”, ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy