Vrioni: Shqipëria luan për vendin e parë! Kombëtarja ka lojtarë më të fortë

Vrioni: Shqipëria luan për vendin e parë! Kombëtarja ka lojtarë më të fortë

Sulmuesi Giacomo Vrioni, pas një sezoni të shkëlqyer me Tirol në Austri, është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Islandës dhe Izraelit, si dhe për miqësoren me Estoninë.

Futbollisti ka folur para mediave ditën e sotme, ku është shprehur se Shqipëria do të kërkojë fitoren në të dyja ndeshjet, për të marrë vendin e parë. I pyetur për sulmuesit, Vrioni deklaroi se në Kombëtare ka lojtarë më të fortë se në klube.

E dimë që janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, por e dimë edhe nivelin tonë. Si në Islandë, ashtu edhe në Shqipëri, do të luajmë për të marrë 3 pikë, për të arritur vendin e parë.

Nëse do jem apo jo titullar, atë e di trajneri, unë di vetëm që do të vazhdoj të punoj edhe pse kalova një sezon shumë të rëndësishëm, sërish është zgjedhje e trajnerit.

E vështirë është gjithandej, sepse kudo ka sulmues, por në Kombëtare ka lojtarë shumë të fortë, janë më në formë. Ne do të mendojmë vetëm të bëjmë më të mirën në stërvitje dhe siç thashë më parë, zgjedhja i përket trajnerit.

Për mua të gjitha repartet janë të forta. Të gjithë lojtarët luajnë në Europë, ka lojtarë që luajnë në Champions League, Premier League, Europa League, Marash Kumbulla fitoi Conference League dhe siç të thashë, të gjithë repartet janë të rëndësishme në Kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy