
Egnatia e ka mbyllur na avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Partizanit, në finalen e titullit kampion.
Vendos goli i shënuar nga Ibrahimoglu në minutën e 35-të, që i dha avantazhin rrogozhinasve.

Partizani gjeti golin me Bintsouka, por arbitri Taylor, e anuloi për prekje me dorë në zonë.
Në rast se ndeshja mbyllet me këtë rezultat, titullin do e fitonte Egnatia, por janë edhe 45 minuta për tu luajtur.



