Tashmë është zyrtare, mesfushori Christian Eriksen është lojtari më i ri i Manchester United.
Këta të fundit, nëpërmjet një komunikate zyrtare, kanë bërë të ditur se kanë firmosur me futbollistin danez.
Eriksen ishte në gjashtë muajt e fundit lojtar i Brentfordit, ku shfaqi formë të mirë në Premier League.
Megjithatë, mesfushori danez vendosi të mos e vazhdojë kontratën me ta dhe mbeti lojtar i lirë duke shikuar opsione të tjera.
30-vjeçari ka nënshkruar ditën e sotme kontratën, e cila do e mbajë të lidhur me Manchester United për tre sezonet e ardhshme.



