Tahiri: Nuk do ketë një skuadër që do e vrasë kampionatin deri në fund

Tahiri: Nuk do ketë një skuadër që do e vrasë kampionatin deri në fund

Ermal Tahiri, ish-futbollist, foli për situatën në Superiore deri në këtë fazë. Në emisionin "Skaner" në MCN TV, Tahiri deklaroi se deri në fund nuk do të ketë një skuadër që do të vrasë kampionatin. 

Sipas tij, problemet te gjashtë ekipet e poshtme në tabelë, është ana defensive, pasi të gjitha janë me minus sa i përket golave. 

Në momentin që Kukësi, Laçi dhe Teuta janë posht, do të thotë se Erzeni dhe Egnatia kanë bërë shumë mirë. Asnjë skuadër nuk ka për ta vrarë kampionatin, deri në fund do të jenë kështu. 

Kemi një kampionat shumë të ngjeshur, që herë pas herë, do ketë ndryshime në renditje. Në këtë klasifikim mund të shikojmë akoma superiza. 

Nga 10 ekipe, 6 janë me minus me gola. Nëse shikojmë statistikat, kanë pësuar më shumë sesa kanë shënuar. Bëhet fjalë për gjashtë ekipet poshtë. Kjo tregon se ana defensive në kampionatin tonë, është shumë e dobët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy