Villarreal pret në shtëpi Liverpool, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Sfida e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të anglezëve, por spanjollët nuk dorëzohen dhe duan përmbysjen, për të shkuar në finale.
Trajneri i Villarreal, Unai Emery në konferencën për shtyp vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por tha se ekipi i tij është gati për një betejë ditën e nesërme.
Në ndeshjen e parë, Liverpool luajti në stadiumin e tij dhe ishin superiorë, por ne kemi entuziazëm të madh dhe jemi gati të bëjmë një betejë nesër. Për mua, Klopp është trajneri më i mirë në botë dhe ka ekipin më të mirë në botë. Ekipi i tij luan me një ndjenjë superioriteti dhe besimi.
Ne kemi bërë një përpjekje të madhe deri tani, arritja në finale do të ishte diçka e shkëlqyer.



