Dembele afër Parisit

Dembele afër Parisit

 Osumane Dembele me shumë gjasa do të jetë një ndër protagonistët e merkatos verore .

E ardhmja e asit francez është përforlur shumë në kohët e fundit por mesa duket tashmë e ka marrë zgjidhjen .

25 vjeçari nuk ka pranuar të vijojë tek Barcelona dhe Paris St Germain shpreson në transferimin e talentit në ‘’ Parque de Prince ‘’ për të respektuar filozofinë e të pasurit një ekip yjesh me objektivin e fitimit të Champions Leagues .

Këtë teori e kanë përforcuar deklaratat e drejtorit sportiv Mateu Alemany për të cilin asgjë s’ka ndryshuar dhe e pamundëson qëndrimin e ishi-t të Borussia Dortmundit në ‘’ Camp Nou ‘’.

Njohuritë mbi Ligue 1 sigurisht janë të padiskutueshme  për arsye të së kaluarës tek Rennes por firmosja me ‘’ Les Pariziens ‘’ do të kishte një përmbajtje krejtësisht ndryshe sepse bëhet fjalë për një ekip shumë kompetitiv dhe të suksesshëm në vitet e fundit, kryesisht në Francë. 

Rendimenti i vakët prej disa sezonesh , i shoqëruar nga dëmtimet e njëpasnjëshme ia kanë pamundësuar dhënien e maksimumit dhe ky fakt tek një ekip elite konsiderohet i patolerueshëm .

Parisi po shijon një moment unik sepse ka rinovuar me Kylian Mbappen, lojtar që e mirëpret transferimin e bashkombasit në kryeqytetin francez, eksperienca e të cilit tek katalanasit përmblidhet në 32 gola dhe 34 asiste në 149 sfida gjatë 5 sezoneve  në Katalunjë .

Ideja e Nasser Al Khelaifit duke iu referuar arritjeve të fundit ndoshta mund të konkretizohet në sezonin vijues me fitimin e Champions Leagues sepse nga çdo këndvështrim Paris St Germain mbetet një rival shumë i fortë  që pret prej vitesh ta verë emrin në librin e fituesve të këtij kompeticioni.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy