
Nuk kanë fund largimet tek Egnatia, ndonëse ende nuk është hapur merkato e janarit. Klubi rrogozhinas ditën e sotme ka njoftuar divorcin me një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Mario Teqja. Ky i fundit luajti 10 ndeshje me rrogozhinasit, mes Kupës dhe kampionatit, por palët kanë vendosur mbylljen e bashkëpunimit.
Tashmë Teqja është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një klubi tjetër. Më parë nga Egnatia janë larguar edhe Ndraxhi, Duric, Valport dhe Gadi.



