
Pavarësisht rendimentit për tu duartrokitur të Yan Sommer në sezonin aktual, tek Interi ka filluar të punohet me shumë përkushtim për gjetjen e një tjetër portieri.
Fillimisht zikaltërit i trokitën në derë atij të Shakhtar Donetskut Anatoliy Trubin por pretendimet e ukrahinasve u konsideruan të ekzagjeruara nga italianët.
Gjithsesi ky fakt nuk i ka sprapsur por përkundrazi tentativat vijojnë dhe pjesë e listës së gjigandëve të Serisë A dhe jo vetëm tashmë është bërë Bentho Mateus Krepski i Athletico Paranaenses.
Gardiani 24 vjeçar po impresionon në Brasileirao, një ndër kampionatet më kompetitivë të Amerikës së Jugut, kontrata e të cilit përfundon në 2026-tën.
Flitet se marrëveshja mund të arrihet për afro 15 milionë euro, për të cilin natyrisht do të ishte një privilegj të qënit pjesë e nënkampionëve të Champions Leagues, një ekip që ka filluar të ribuzëqeshë nën drejtimin e Simone Inzaghit.
Bentho Matheus Krepski debutoi me kuqezinjtë në 2020-tën dhe falë paraqitjeve dinjitoze, tanimë do të ketë një mundësi për të provuar veten në Europë.



