Spanja zyrtarizon listën e lojtarëve për Botërorin e Rusisë, mbeten jashtë Morata, Suso dhe Callejon

Spanja zyrtarizon listën e lojtarëve për Botërorin e Rusisë, mbeten jashtë Morata, Suso dhe Callejon

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë të gatshëm për Botërorin, i cili starton pas 24 ditësh në Rusi.

Tekniku i spanjollëve, Julen Lopeteguie, do të ketë në dispozicion për këtë event 23 lojtarë për Botërorin që do të nisë më 14 qershor.

Sulmuesi i Chelseas, Alvaro Morata, nuk do të jetë pjesë e Spanjës ashtu si  edhe dy lojtarët e Serisë A, Callejon i Napolit dhe Suso i Milanit.

Dua të kujtoj që Morata, Illaramendi, Vitolo etj., janë lojtarë që na kanë ndihmuar, por fatkeqësisht nuk do të jenë në Botëror. Pse jashtë Morata? Kemi vendosur të grumbullojmë 3 sulmues “pykë” dhe jo katër. Të gjitha vendimet janë marrë pasi janë analizuar me shumë kujdes të gjitha detajet. Kemi vendosur që ky është grupi më i mirë i mundshëm. Para pritshmërisë së një futbollisti janë pritshmëritë e një kombi”, deklaroi në konferencën për shtyp trajneri Julen Lopetegui.

Risi në këtë listë  është emri i mbrojtësit të Arsenal, Monreal, të cilit i është besuar një vend nga tekniku 51-vjeçar në Kupën e Botës për të përfaqësuar vendin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy