
Pavarësisht nivelit të jashtëzakonshëm të Erling Haaland i cili s’njeh asnjë kufi në çdo ndeshje , tek Manchester City po spikasin edhe lojtarë të tjerë .
Një ndër to është edhe Phil Foden i cili impresionoi Pep Guardiolan me një tregolësh në derbin e fituar kundër Manchester United me shifrat 6-3.
Sipas ‘ The Athletic ‘ , qëllimi i ‘’ The Citiziens ‘’ është zgjatja e kontratës , minimalisht deri në 30 qershorin e 2027-tës për arsye se anglezi konsiderohet një ndër më të mirët e ofensivës, tek ky Manchester City që s’di të ndalet.
Parashikohet që gjatë kësaj jave 22 vjeçari të hedhë firmën mbi kontratë për të vijuar rrugëtimin me kampionët në fuqi të Premier Leagues, të cilët kanë ndryshuar shumë me norvegjezin , mbështetja e të cilit dhe jo vetëm e ka ndihmuar në shënimin e 6 golave , si dhe 2 asisteve në 11 sfida duke ia qartësuar mendimet Pep Guardiolas se duhet të blindojë qëndrimin e Phil Foden në ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Të besuarit e ishi-t të Barcelonës dhe Bayern Munchen janë me të vërtetë të frikshëm dhe të pamëshirshëm dhe ky moment ia rrit shpresat për tu afruar me fitimin e Champions Leagues , objektivi primar i Manchester City-t në çdo sezon.



