Joao Felix, afër largimit nga Chelsea

Joao Felix, afër largimit nga Chelsea

Eksperienca e Joao Felix tek Chelsea nuk po shkon ashtu siç duhet.

Portugezi ka patur ulje-ngritje të njëpasnjëshme referuar rendimentit, fakt që e bën gati të pamundur qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Tek një ekip si kryeqytetasit situata të tilla nuk mund të lejohen, për të cilin Todd Boehly shpenzoi 52 milionë euro në merkaton e kaluar verore.

Por në Serinë A është Milani ekipi që është interesuar për shërbimet e sulmuesit pasi traineri Sergio Conçeicao beson në potencialin e bashkombasit të tij.

Drupal Ad

Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ , drejtuesit e kuqezinjve duket se e kanë anashkaluar paksa Marcus Rashford për arsye ekonomike dhe janë përqëndruar maksimalisht tek transferimi i 25 vjeçarit në ‘’ San Siro ‘’.

Për më tepër për ishi-n e Atletico Madridit do të jetë një tjetër shans për të rikuperuar versionin më të mirë në fushën e lojës, pavarësisht se tek ‘’ Djalli ‘’ kërkesa e llogarisë është shumë e madhe.

Gjithsesi, cilësitë e luzitanit nuk mund të vihen në diskutim dhe miqësia me Rafael Leaon ndoshta do ta bindë për të veshur bluzën shtatë herë kampionëve të Champions Leagues.

Joao Felix konsiderohet një element shumë cilësor, tek i cili spikasin teknika, shpejtësia dhe triblimet, tejet i rrezikshëm njëkohësisht në duelet një kundra një.

Ndërkohë, drejtuesit e Milanit synojnë huazimin e tij për pjesën e mbetur të sezonit, e cila do ti shërbejë për të arritur në një konkluzion më të qartë referuar vijimësisë.

Duhet pritur se çfarë do të ndodhë, edhe pse koha nuk premton shumë por duhet patur parasysh se interesi i Milanit konsiderohet një privilegj për çdo lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy