Reali synon Goretzkan

Reali synon Goretzkan

Përgatitjet e Real Madridit në vigjilie të sezonit të ri kanë filluar me kohë dhe  pas David Alabas përsëri kanë trokitur në derën e Bayern Munich .  ‘’ Galaktikët ‘’   e kanë analizuar në detaje progresin e Leon Goretzkas i cili e ka impresionuar  Carlo Ancelottin.  Situata e gjermanit i shkon në favor  spanjollëve sepse i mbetet edhe një vit kontratë me gjigandët e Bundesligës dhe nëse situata mbetet e pandryshuar  në verën e ardhshme  kryeqytetasit mund të përfitojnë gratis shërbimet e  26 vjeçarit .  

Sipas raportimeve të gjermanes  ‘’ Bild ‘’  mesfushori  i mirënjohur preferohet shumë nga tekniku italian i cili  është në rrugën e duhur në lidhje me projektin ambicioz  që do ti mundësojë Real Madridit  rikthimin në majën e Europës por edhe më gjerë  dhe bosi Florentino Perez është shprehur i gatshëm ti plotësojë çdo dëshirë ishi-t të Evertonit .

 Kontaktet e para midis Real Madridit dhe Bayern Munchen kanë filluar dhe ideja e kryeqytetasve është ta finalizojnë këtë operacion gjatë merkatos aktuale .  Karakteristikat e lojës së Leon Goretzkas përshtaten  me ideologjinë e Carlo Ancelottit  sepse garanton stabilitet në mesfushë , mund të aktivizohet në pozicione të ndryshme si dhe është shumë i fuqishëm fizikisht , fakte që e bëjnë  figurën e tij tepër tërheqëse për një skuadër që nuk kërkon të humbasë as edhe një moment në lidhje me rikthimin  tek suksesi  .

 Nëse do të transferohet në  ‘’ Santiago  Bernabeu ‘’  lojtari nga Bochumi do të konsiderohej zëvëndësuesi ideal i Casemiros dhe Toni Kross në momentin që nuk do të jenë të disponueshëm për ‘’ Los Blancos ‘’.  Kjo formulë  do të ishte një goditje e qëlluar  por duhet pritur se çfarë do të ndodhë në javët vijuese sepse  bavarezët janë duke dhënë maksimumin për të siguruar qëndrimin e tij në ‘’ Allianz Arena ‘’ .  

Leon Goretzka  e ka finalizuar sezonin aktual me  8 gola në 32 takime ku s’duhet lënë në harresë as Europiani , eveniment në të cilin  Gjermania i dha fund aventurës duke u eleminuar në fazën e 1/8-tave nga Anglia me shifrat 2-0 .

Performanca e Leon Goretzkas tek skuadra më e famshme e Bundesligës ka regjistruar një progres të dukshëm në çdo sezon por  tanimë gjërat kanë ndryshuar paksa sepse flitet për interesin e Real Madridit , skuadër që ëndërrohet nga çdo lojtar i niveleve të tilla .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy