Thomas Vermaelen i jep fund karrierës si futbollist

Thomas Vermaelen i jep fund karrierës si futbollist

Mbrojtësi belg, Thomas Vermaelen i ka dhënë fund futbollit të luajtur ditën e sotme. Ka qenë vetë 36-vjeccari, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë të ditur vendimin për të varur këpucët në gozhdë.

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës të njoftoj se do të bëhem ndihmës trajner për kombëtaren belge. Duke pritur me padurim këtë hap të ri dhe sfidë të re në jetën time.

Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Unë kam qenë shumë me fat që kam luajtur për klubet më të mahnitshme në futboll dhe për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë gjithë karrierës sime”, ka shkruar Vermaelen.

Mbrojtësi belg ka pasur një karrierë mjaft të pasur, duke u angazhuar me skuadra si Arsenal dhe Barcelona, por edhe me kombëtaren e Belgjikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy