Chelsea , superofertë për Enzo Fernandez

Chelsea , superofertë për Enzo Fernandez

 Merkatoja aktuale ka demostruar edhe njëherë potencialin e jashtëzakonshëm të Todd Boehly-t , i cili ka investuar fuqimisht duke transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ disa lojtarë cilësorë.

Megjithatë , një ndër prioritetet e manjatit anglez vijon të jetë Enzo Fernandez, kampioni i botës në fuqi me Argjentinën dhe një ndër talentët e kontinentit të vjetër.

Sipas gazetarit të ‘ Tyc Sports ‘  Cesar Luis Merlo, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ vijojnë të insistojnë për ishi-n e River Plates, një ndër më të mirët e Lionel Scalonit në Botërorin e Katarit.

120 milionë euro ka ofruar numri një i kryeqytetasve për 22 vjeçarin, pa përfshirjen e bonuseve në rastin e arritjes së objektivave , shifër që do të derdhet në arkat e Benfikës në gjashtë këste dhe  i pari do të realizohet në momentin e firmosjes së kontratës nga Enzo Fernandez.

Tashmë përgjigjja i takon presidentit dhe njëkohësisht ish legjendës portugeze Rui Costa për lojtarin e lindur në San Martin.

 

                   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy