
Një ditë para ndeshjes në Europa League një futbollist i Milanit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Klubi kuqezi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se Leo Duarte është i infektuar me COVID-19.
Milani të enjten do të presë në San Siro norvegjezët e Bodo Glinit, të cilët kanë shpresa të pakta për të kaluar këtë tur.
Përsa i përket Duartes ai do të qëndrojë i izoluar derisa të konfirmohet si i pastër. Testet e koronavirusit janë të detyrueshme për çdo ndeshje që luhen në Kupat e Europës, porn ë disa kampionati në veçanti kryehen çdo javë.



