
Mungesa e rezultateve në metrat e fundit natyrisht ka ndikuar në performancat e Manchester United në sezonin aktual.
Drejtuesit në bashkpunim me trainerin Ruben Amorim kanë filluar të përgatiten për merkaton e dimrit, deçizive për vijimësinë.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ mbeten një ndër më potentët në aspektin ekonomik, i mjaftueshëm për të transferuar lojtarë cilësorë në ‘’ Old Trafford ‘’.
Kësaj rradhe numri një i stolit ka preferuar Premier Leaguen, duke qenë se tek Bournemouth po lë gjurmë Antoine Semenyo.
25 vjeçari po evidenton se mbetet ndër më të rrezikshmit e kampionatit anglez, potencial të cilin e ka shpalosur me 6 gola në 8 sfida.
Presidentët Joel dhe Avram Glazer janë vënë në dispozicion të peticioneve të ishi-t të Sporting Lisbonës, shumë i shpejtë, teknik dhe tejet i sikletshëm për çdo rival.
20 herë kampionët e Premier Leagues po tentojnë të ringrihen dhe të rikthehen në atë ekipin e dikurshëm, i cili fitonte tituj në çdo sezon.
Referuar golashënuesit duhet thënë se ka gjetur veten tek Bournemouthi dhe e ardhmja e tij mund të ndryshojë krejtësisht nëse kalon në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Sipas disa burimeve pritet një ofertë tunduese nga krerët e gjigandëve të Anglisë dhe më gjerë për një element i cili e meriton kalimin tek një ekip elite.
Disa analistë të njohur e konsiderojnë Antoine Semenyon të duhurin për ofensivën e Manchester United, të cilit mund ti ndryshojë karriera në çdo aspekt.



