
Në kontinentin e vjetër si shumë herë gjatë merkatove do të zhvillohet një tjetër supersfidë gjatë asaj të verës . Manchester United dhe Bayern Munchen do të masin forcat për mbrojtësin e Sporting Lisbonës Ousmane Diomande , i cili ka bërë paraqitje të një niveli për tu marrë në konsideratë. Lajmi është publikuar nga e famshmja portugeze ‘ A Bola ‘ dhe largimi i mundshëm i 19 vjeçarit nga ‘’ Jose Alvalade ‘’ mund të shëndërrohet në një ndër të shtrenjtit në historinë e Sporting Lisbonës. Aktualisht vlera e kartonit të Osumane Diomandes arrin 50 milionë eurot, për shërbimet e të cilit janë interesuar edhe Paris St Germain dhe Real Madridi. Deri më tani, lojtari nga Bregu i Fildishtë numëron 1 gol në 7 sfida me kryesuesit në fuqi të kampionatit portugez.



