Alejandro Grimaldo, refuzon Barcelonën

Alejandro Grimaldo, refuzon Barcelonën

  Si në çdo merkato tjetër edhe në atë të verës Alejandro Grimaldo do të jetë protagonist. 

Spanjolli konsiderohet ndër anësorët më cilësorë në kontinentin e vjetër, fakt i cili e bën të pretenduar nga ekipet e elitës. 30 vjeçari së fundmi e ka vendosur të ardhmen, e cila do të jetë tek Besiktasi. 

Sipas ‘ Sport ‘, drejtuesit e Barcelonës ishin në negociata me Alejandro Grimaldon të cilëve fatkeqësisht do ti duhet të vlerësojnë të tjera opsione. 

Të refuzosh ‘’ Los Cules ‘’ nuk është e lehtë por rivaliteti me Alejandro Balden mund ti krijonte jo pak probleme gjatë rrugës. 

Sipas gjasave valenciani do të firmosë me Besiktasin, një ekip shumë i njohur në Turqi. 

Priten që në zyrat e ‘’ Camp Nout ‘’ të merren shënime për të tjerë lojtarë, duke qenë se jemi afër merkatos së verës, periudhë e cila do të përcillet me shumë emocione. 

Në sezonin aktual, i treti në ‘’ BayArena ‘’ nxënësi i Kasper Hjulmand ka kontribuar me 14 gola dhe 11 asiste në 41 sfida, i cili njihet si për efektivitetin në prapavijë, njëkohësisht edhe për inkursionet drejt kundrasulmeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy