
Largimi i Ole Gunnar Solskjaer dhe mbërritja e Ralf Ragnick në ‘’ Old Trafford ‘’ sikur e ka qetësuar paksa situatën e rënduar tek Manchester United , drejtuesit e të cilit akoma nuk janë të sigurtë për të ardhmen e ‘’ The Red Devilsave ‘’.
Sigurisht një skuadre të madhe i duhet një dorë e hekurt dhe për anglezët opsionet nuk mungojnë. Sipas gazetarit Eduardo Inda për të famshmen spanjolle ‘ Chiringuito de Jugones ‘ ëndërra e tyre mbetet Diego Simeone , traineri me më shumë influencë në historinë e Atletico Madridit , skuadër tek e cila i ka tejkaluar parashikimet duke e shëndërruar në një ndër më të fortat në Spanjë dhe Europë.
Argjentinasi është një privilegj për të gjithë tifozerinë dhe drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ sepse është i vetmi trainer që ka luftuar Real Madridin , Barcelonën dhe shumë ekipe në kompeticionet e rëndësishme .
Kur bëhet fjalë për Manchester United , jemi përballë një ndër klubeve më të fuqishëm por duke njohur mentalitetin e ‘’ El Cholos ‘’ do të jetë gati e pamundur për ta larguar nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , aty ku i ka dhënë një tjetër kuptim karrierës.
Arritjet e 51 vjeçarit në pak vite me ‘’ Los Rojiblanjcos ‘’ demostrojnë se mund të ndryshojë historinë e çdo skuadre sepse mënyra e të lexuarit të lojës e më pas ndërtimit të taktikave në varësi të kundërshtarëve është një shembull unik që jep për të kuptuar se e meriton pozicionimin ndër trainerët më të mirë në glob .
Mirëpo një aspekt tjetër që duhet të merret në konsideratë është se në kohët e sotme asgjë s’mund të përjashtohet sepse një trainer me vlera të tilla bën të ëndërrojë çdo ekip të njohur .



