Dani Ceballos kërkon qëndrimin tek Real

Dani Ceballos kërkon qëndrimin tek Real

Rikthimi i Dani Ceballos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në datën 1 korrik  ka shkaktuar pakënaqësi tek Carlo Ancelotti. Italiani nuk e ka përfshirë në planet e tij për sezonin e ardhshëm  duke i dhënë për të kuptuar drejtuesve të Real Madridit se duhet menjëherë  ti kërkojnë një skuadër për të vijuar me evolucionin e tij .  Megjithatë ideja e ‘’ Los Merengues ‘’ nuk është mbështetur nga 24 vjeçari i cili është i gatshëm të luftojë për një vend titullari në 11-shen e ishi-t të Milanit për të treguar se nuk i trembet rivalitetit që ekziston tek spanjollët.  

Mesfushori kërkon të rikuperojë ndjesinë e të ndjerit i rëndësishëm në një skuadër e cila po përjeton një revolucion të dukshëm. Një trainer si Carlo Ancelotti imponon respekt dhe krijon idenë se Real Madridi është në rrugën e duhur  dhe  ishi i Real Betis Balompie dëshiron të tregojë se i ka aftësitë për ta realizuar këtë objektiv .

Në lidhje me këtë çështje Dani Ceballos ka konfirmuar dëshirën e qëndrimit në Madrid dhe për Mundodeportivon ka deklaruar :

“ Dua  ta vazhdoj rrugën e nisur dhe të jap kontributin tim .  Por kjo gjë nuk varet vetëm nga mua sepse është traineri ai që do ta thotë fjalën e fundit “ ,  përfundoi Dani Ceballos duke dhënë për të kuptuar  se ndihet komod tek spanjollët dhe është i bindur se mund t’ia ndryshojë mendjen Carlo Ancelottit .

Huazimi tek  londinezët i dha mundësinë të shpalosë vlerat nën drejtimin e bashkombasit Mikel Arteta ku u aktivizua në 40 takime  dhe shërbeu me  3 asiste , por tashmë ndodhet në një situatë të vështirë  të cilën shpreson  ta zgjidhë sa më shpejt .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy