Leny Yoro, prioritet për Real Madridin

Leny Yoro, prioritet për Real Madridin

Insistimi i drejtuesve të Real Madridit për të blerë Leny Yoron, duket se pak e nga pak po i jep rezultatet.

Sipas informacioneve nga burimet e klubit, ‘’ Galaktikët ‘’ janë afër arritjes së marrëveshjes me Lillen për mbrojtësin, i cili ka spikatur në sezonin e kaluar.

18 vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe sipas gazetarëve Pablo Gallego dhe Tanguy Soyer negociatat kanë avancuar me sukses.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos Fabrizio Romano, sipas të cilit dëshira e Leny Yoros është të jetë pjesë e ‘’ Los Blancos ‘’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Megjithatë, ashtu siç ndodh rëndomtë, disa ekipe të kontinentit të vjetër si Manchester United, Liverpool apo Paris St Germain kanë tentuar për këtë lojtar, objektivi i të cilit është kalimi tek kryeqytetasit.

Mendohet se ditët vijuese do të jenë determinante për të ardhmen, duke qenë se përgatitjet për sezonin e ri fillojnë shumë shpejt dhe natyrisht Carlo Ancelotti do që ti ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Mungesa e Eder Militaos dhe Antonio Rudiger, të cilët aktualisht janë duke shijuar pushimet, i përshpejton lëvizjet nga numri një i stolit, falë të cilit Real Madridi dominoi në Spanjë dhe Europë në sezonin e kaluar.

Prej kohësh në fakt kanë filluar tratativat për Leny Yoron, i cili pritet ti kushtojë xhepave të presidentit Florentino Perez 45-50 milionë euro, shtuar edhe bonuset referuar rendimentit që do të tregojë në fushë.

Të jesh pjesë e një klubi me shumë histori si Real Madridi në një moshë të tillë konsiderohet një sukses dhe një sfidë njëkohësisht pasi presioni është shumë i madh dhe duhet të japësh gjithmonë maksimumin për të fituar një vend në formacionin titullar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy