
Chelsea është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato të janarit. Blute e Londrës, thuhet se kanë arritur marrëveshjen për afrimin e sulmuesit portugez, Joao Felix.
Ky i fundit nuk ndihet i lumtur tek Atletico Madrid, për shkak të lojës që bën Simeone dhe për këtë arsye, dëshiron largimin.
Sipas mediave angleze, Chelsea ka arritur marrëveshjen për ta marrë në huazim lojtarin deri në fund të sezonit për 11 milionë euro dhe më pas do të diskutohet për blerjen e tij përfundimtare.



