Liverpooli, objektiv tek Crystal Palace

Liverpooli, objektiv tek Crystal Palace

  Si në çdo sezon në Premier League vijojnë të spikasin shumë lojtarë.

Natyrisht rendimenti i shkëlqyer i tyre po impresionon drejtuesit e disa klubeve me emër në Europë.

Rasti i Jean- Philippe  Mateta, pjesë e Crystal Palace e konfirmon këtë teori, i cili edhe pse në një ekip mesatar në kampionatin anglez po tregon se e meriton kalimin tek një i famshëm.

Francezi i dha sinjalet në sezonin e shkuar, me 19 gola dhe 5 asiste në 39 sfidat e zhvilluara. Ishi i Le Havre është një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival, i favorizuar edhe nga fiziku potent dhe efikasiteti përpara portës.

Kjo situatë të bën të mendosh se sezoni aktual mund të jetë i fundit për të në ‘’ Selhurst Park dhe interesi i Liverpoolit ndoshta do t’ia mbushë mendjen për të vijuar një tjetër eksperiencë në ‘’ Anfield Road ‘’.

Traineri  Arne Slot ka sjellë një frymë të re në skuadër, e cila synon rikuperimin e terrenit të humbur në kompeticionet pjesëmarrëse dhe përforcimi me elementë cilësorë mund t’ia lehtësojë rrugën.

Në rastin e një oferte bindëse, drejtuesit e kryeqytetasve mund të pranojnë largimin e ishi-t të Le Havres, të cilët mund të mbushin arkat, për të tentuar më pas zhvillimin e një merkatoje cilësore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy