
E ardhmja e Ademola Lookman tashmë ka marrë zgjidhje.
Hollandezi do të përfaqësojë Atletico Madridin në vijimësi, lajm i raportuar nga Fabrizio Romano.
Sulmuesi e tregoi potencialin tek Atalanta, fitues i Europa Leagues.
Marrëveshja është finalizuar për 35 milionë euro dhe tashmë tek ‘’ Los Rojblancos ‘’ e pret një sfidë jo e lehtë duke qenë se do të vihet nën urdhërat e Diego Simeones, një ndër më kërkuesit.
28 vjeçari u shëndërrua në një referent në ofensivën e ‘’ La Deas ‘’ i cili diti ta bëjë krenar trainerin Gian Piero Gasperini, aktualisht pjesë e Romës.
Mënyra se si luan Ademola Lookman preferohet nga ‘’ El Cholo ‘’ i cili bën diferencën në zonën e rreptësisë, shumë i shpejtë nga krahët dhe tejet i suksesshëm në duelet një kundra një. Pritet që në ditët vijuese golashënuesi të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll i cili sigurisht do të jetë një lojtar stabël në 11-shen e teknikut argjentinas.
Në fazën e parë tek bergamaskët arriti të kontribojë me 3 gola dhe 1 asist në 17 sfida dhe do të provojë veten në një ndër ligat më kompetitive siç është Primera Division.



