Tre opsione për Eden Hazard

Tre opsione për Eden Hazard

Pas largimit nga Real Madridi në 3 qershorin e kaluar, për Eden Hazard ka filluar një tjetër cikël në karrierë. Eksperienca e belgut në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ rezultoi një dështim total, i cili qëndroi një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës për arsye dëmtimi. Sipas ‘ As ‘ janë tre ekipe të cilat e pretendojnë sulmuesin, nga i cili kjo merkato verore konsiderohet shumë e rëndësishme. Vancouver Whitecaps është një ndër to , drejtuesit e të cilit i kanë ofruar 32 vjeçarit për t’iu bashkuar një lige e cila po e rrit nivelin me kalimin e viteve. Një tjetër opsion është Brazili pasi Botafogo është interesuar për të marrë shërbimet e ishi-t të Lilles. Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete nga kryesuesit e Brasileiraos por konsiderohet një kampionat interesant dhe shumë kompetitiv. Opsioni tjetër është Arabia Saudite. Siç dihet në kohët e fundit disa ekipe të kësaj lige janë përforcuar me lojtarë shumë të njohur, të cilët kanë preferuar të largohen nga kontinenti i vjetër duke i dhënë përparësi aspektit ekonomik. Ende nuk është deklaruar emri i ekipit por e sigurtë është se koha e mbetur e merkatos së verës do të jetë shumë përcaktuese për të ardhmen e Eden Hazard.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy