
Pavarësisht se është drejt fundit të karrierës , portieri Keylor Navas vijon të akumulojë pretendentë.
Pas Napolit është Bayern Munchen që ka shfaqur interes për gardianin nga Kosta Rika , i cili ka një eksperiencë të madhe mbi supe .
Dëmtimi i Manuel Neuer sigurisht i ka shqetësuar drejtuesit e gjermanëve dhe bavarezët vlerësojne kontributin prej vitesh të 36 vjeçarit , sidomos tek Real Madridi dhe Paris St Germain.
Në lidhje me transferimin e ishi-t të Levantes në ‘’ Allianz Arena ‘’ po mendohet kundrejt një shifre të përballueshme pa përjashtuar huazimin për gjashtë muaj duke patur parasysh edhe moshën e të ashtuquajturit ‘’ Pantera ‘’.
Duhet theksuar se Keylor Navas përfaqësohet nga Jorge Mendes , një ndër më të mirët në këtë profesion dhe momentalisht destinacioni me mundshëm i tij është Bundesliga , me rekordmenët absolutë të tyre.
Karrierën si profesionist e nisi tek ekipi i Perez Zeledon dhe më pas provoi veten në Primera Division dhe përfundoi duke mbrojtur ngjyrat e ‘’ Les Pariziens ‘’ , dominuesve absolutë të Ligue 1 në sezonet e fundit.
Natyrisht , interesi i bavarezëve tregon vlerat e Keylor Navasit poshtë tre shtyllave dhe merkatoja e janarit pritet të jetë determinante për të ardhmen .



