Manchester  United zyrtarizon Ronaldon

Manchester United zyrtarizon Ronaldon

Manchester United ka arritur një akord historik ditën e sotme  . ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të kenë privilegjin e pasjes përsëri në skuadër një ndër lojtarët më të mirë në botë.

  Rikthimi i Cristiano Ronaldos pas 12 vjetësh në ‘’ Old Trafford ‘’ ka ngjallur shumë entuziazëm tek anglezet pavarësisht se luzitani është në xhiron e fundit të karrierës. Në aspektin e përgjithshëm kjo merkato verore ka rezultuar shumë efikase  për kockat e forta të kontinentit të vjetër si pershembull  Paris St Germain që transferoi në ‘’ Parque De Prince ‘’ disa yje përfshirë edhe Lionel Messin .

  Sezoni për 36 vjeçarin rezultoi zhgënjyes sepse nuk mundi të fitojë  Champions Leaguen dhe Serinë A me   Juventusin dhe kërkon ta provojë përsëri këtë ndjesi me Manchester United .

Rikthimi i ‘’ Cr7 ‘’ është një mesazh sidomos për Manchester City-n se duhet të ketë kujdes  për arsye se sulmuesi nga Madeira është një rrezik konstant për çdo kundërshtar. 

 Pas  transferimit të bujshëm  , Cristiano Ronaldo ka deklaruar kështu :

“  Manchester United gjithmonë ka patur një vend të veçantë në memorien time. Kam kaluar momente shumë të bukura këtu  dhe shpresoj të ecim në rrugën e mbarë pas  ndeshjeve  eleminatore  .  I falenderoj të gjithë  për mbështetjen dhe mesazhet motivuese “ , përfundoi  Cristiano Ronaldo .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy