
Barazimi në Champions League kundër Union Berlinit dhe humbja në fundjavë kundër Empolit, e kanë vënë seriozisht në pikëpyetje qëndrimin e Rudi Garcias në stolin e Napolit.
‘’ Il Partenopei ‘’ po humbin terren në krahasim me sezonin e shkuar, edhe pse është ende herët dhe ky fakt i ka shtyrë drejtuesit, të cilët po analizojnë tre alternativa për ta zëvëndësuar francezin.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, i preferuari i Aurelio Di Laurentis është Fabio Cannavaro, ish kampion botë me Italinë në 2006-tën.
Eksperienca e fundit, ndër të tjera e ish qendërmbrojtësit të mirënjohur ishte me modestët e Beneventos, por po analizohen edhe Igor Tudor dhe Walter Mazzarri, një prej të cilëve mund të vihet nën drejtimin e bardhekaltërve gjatë merkatos së janarit.
Humbja e terrenit është e dukshme pasi pas 12 sfidash në Serinë A , napoletanët renditen në vendin e 4-tërt , 10 pikë larg kryesuesve të Interit.
Situata natyrisht konsiderohet kritike, e cila e vështirëson ndjeshëm qëndrimin e 59 vjeçarit tek kampionët në fuqi të kampionatit italian.



