Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë.
Deliallisi deklaroi se për mënyrën si shkoi ndeshja, rezultati është i drejtë, ndërsa shtoi se nuk është tejet i kënaqur me lojën, duke thënë se ka ekipi ndjen lodhjen, edhe për shkak të kalendarit të ngjeshur.
Mendoj se barazimi është rezultati më i drejtë, për atë që pamë në fushë. Deri te episodi i penalltisë, Vllaznia nuk kishte rrezikuar asgjë në zonë. Mendoja se Vllaznia do kishte intensitet tjetër në fillim të lojës. Në pjesën e dytë u mundova të ndryshoja diçka që mendoj se funksionoi.
E mendoja që Vllaznia do kishte më shumë intensitet në fillim të lojës. Në pushim të ndeshjes, u mundova t’i ngrija moralin Maliqit, që shkaktoi penalltinë. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë se kundërshtari.
Në total të ndeshjes, nuk jam plotësisht i kënaqur. Mos harrojmë që këta lojtarë po sakrifikohen, me kalendar të ngjeshur. Migone dhe Alba kanë sakrifikuar pa fund dhe nuk kam me kë t’i zëvendësoj.
Bëmë shumë pasime të gabuara. Zeka u mundua të futej në 1 kundër 1. Në fundin e ndeshjes, ekipi ra fizikisht, sepse kanë shumë minuta në këmbë. Nuk doja të rrezikoja për të fituar dhe të humbisja ndeshja. Nuk kemi një lojtar që të na nxjerrë përpara. Nuk kemi një sulmues të mirëfilltë.



