
Largimi nga ‘’ Real Arena ‘’ nuk e ka lënë me duarbosh Adnan Januzaj për arsye se pas Sevillas edhe Napoli ka treguar interes për mesfushorin.
Për momentin talenti i lindur në Bruksel është pa skuadër dhe pikërisht konsiderohet një shans ideal për tu transferuar tek nje ekip cilësor.
Seria A është një mundësi e cila po analizohet me kujdes nga Adnan Januzaj , pas eksperiencave në Premier League dhe La Liga.
Me kalimin në ‘’ Old Trafford ‘’ 27 vjeçari ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme por numrin një të ‘’ Azurrëve ‘’ Luciano Spalletti nuk e shqetëson aspak ky fakt sepse vijon të besojë në aftësitë ishi-t të Sunderland.
‘’ Il Partenopei ‘’ po zhvillojnë një merkato interesante dhe ia kanë hapur dyert e ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ një lojtari të eksperimentuar në kampionatët më prestigjozë të Europës pasi objektivi kryesor mbetet ndryshimi i historisë në Scudetto pavarësisht se rivaliteti me Interin , Juventusin apo Milanin ende nuk i ka dhënë mundësinë për të fituar kampionatin italian.



