Polemikat në fund të kampionatit, Olsi Rama: Na u bë padrejtësi para dy vitesh, por ne nuk u futëm në fushë

Polemikat në fund të kampionatit, Olsi Rama: Na u bë padrejtësi para dy vitesh, por ne nuk u futëm në fushë

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për sukesin e të kuqve këtë sezon, që u kurorëzua me titullin kampion.

Rama deklaroi se ishte një garë e çmendur, por shtoi se nuk ka ende një skuadër që mund të dominojë kampionatin.

Duhet të mësohemi me faktin se çdo vit do na largohen lojtarët më të mirë, prandaj duhet të fokusohemi tek akademitë. Në aspektin e garës, ishte me të vërtetë një garë e çmendur. Nuk kishte asnjë fushë ku mund të shkojë i qetë për fitore. Nuk është më e mira, sepse të ngushton mundësitë për të aktivizuar lojtarët e rinj, por do i bëjmë këta të rinjtë, që të burrërohen më shpejt. Unë jam shumë i lumtur, që kemi lojtarë në ekip si Hadroj, Rrapaj, shumë të rinj dhe na kanë ndihmuar shumë.

Në Shqipëri nuk ka një skuadër që e dominon kampionatit prej vitesh dhe e vret kampionatin. Kishim rastin kur ka qenë Skënderbeu, Tirana apo edhe Dinamo, që kanë dominuar me radhë. Në këto vite, janë ndërruar skuadrat kampione. Gara është e bukur dhe tërheq tifozët.

Një nga ëndrrat e mia është që t’i them presidentit të rrisë kapacitetin e stadiumit, pasi të shtohet numri i tifozëve.

I pyetur rreth polemikave për gjykimin në javët e fundit, Olsi Rama deklaroi se ekipet e mëdha dallohen në humbje, duke thënë se Partizanit iu bë padrejtësi dy vite më parë ndaj Vllaznisë, por asnjë nga zyrtarët e klubit nuk u fut në fushë.

Polemikat? Ekipi i madh e bën dallimin, jo vetëm në fitore, por edhe në humbje. Unë e mbaj mend akoma atë penallti ndaj Vllaznisë para dy vitesh. Ishte një padrejtësi që na u bë. Ne u shprehëm, se menduam se na u bë padrejtësi, por asnjë nga zyrtarët e Partizanit, nuk u fut në fushë. Asnjë nuk shkoi te limitet e dhunës fizike. Në 36 javë kampionat, titulli nuk humbët nga një penallti apo nga një gol offside.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy