Napoli, nis ofensivën për Nemanja Matic

Napoli, nis ofensivën për Nemanja Matic

Me Antonio Conten në stol Napoli ka ndryshuar ndjeshëm në krahasim me sezonin e kaluar.

‘’ Il Partenopei ‘’ është shëndërruar përsëri në atë skuadën e frikshme, e cila po lufton për të vënë përsëri diktatin në Serinë A.

Pas 16 sfidave, bardhekaltërit janë vetëm dy pikë larg Atalantës kryesuese dhe kanë shanse reale për ta fituar përsëri kampionatin, edhe pse është ende herët.

Traineri nga Lecce nuk e ka shmangur asnjëherë vëmëndjen nga merkatoja, e cila do ta ndihmojë Napolin për të avancuar për më tej.

Sipas burimeve brenda klubit, 55 vjeçari ja ka vënë syrin Nemanja Matic, momentalisht në rradhët e Lyonit.

Drupal Ad

Mesfushori ka një eksperiencë të gjatë mbi supe dhe është aktivizuar me ekipe të famshëm si Chelsea, Manchester United dhe Roma.

Në të shkuarën Antonio Conte e kishte nën urdhërat e tij tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’, të cilët fituan Premier Leaguen.

Në janarin e shkuar 36 vjeçari u transferua nga Rennes tek Lyoni për shifrën e 2.6 milionë eurove dhe në sezonin aktual numëron më tepër se 1000 minuta lojë, përfshirë kampionatin dhe Europa Leaguen.

Duhet kujtuar se kontrata me gjigandët e Ligue 1 përfundon në qershorin e 2026-tës por interesi i kampionëve në fuqi të Italisë mund t’ia ndryshojë rrugëtimin në karrierë.

Flitet se largimi nga Lyoni mund ti arrijë 5 milionë eurot, për të cilin edhe Fiorentina ka shfaqur interes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy