Luçiano Moxhi: Titullin në Serinë A e fiton Interi (VIDEO)

Luçiano Moxhi: Titullin në Serinë A e fiton Interi (VIDEO)

Luçiano Moxhi ka analizuar sezonin e ri të kampionatin aktual në Itali.

Në një intervistë të gjatë për “Corriere Dello Sport”, Moxhi ka treguar se sheh ende Interin si skuadrën që mund të mposhtë Juven në luftën për titullin kampion.

“Titullin e fiton Interi. E njoh pak Spaletin, më duket si prift kur flet, por kanë bërë një skuadër të madhe.

Kanë marrë një qendërmbrojtës të fortë, Naingolan në mesfushë që kontrollon lëvizjet dhe një kampion përpara, Lautaro Martinez.

Roma ka shitur siguri dhe ka blerë shpresa. Problemi është se atje krijojnë heronj për 10 minuta, shih Klajvert.

Napoli është një skuadër për vendet e para, por nuk shoh se si mund të fitojë titullin”, u shpreh Moxhi.

I yetur nëse kishte qenë ai që ia kishte sugjeruar blerjen e Cristiano Ronaldo, Moggi u përgjigj: “Jo, ka vendosur FIAT. Unë nuk do ta kisha marrë sot. Kur ishte 18 vjeç më pëlqente. Fola me Sportingun e Lisbonës dhe i propozova një shkëmbim me Salas, të cilit do t’i jepnim edhe 5 milionë euro dëmshpërblim. Por Salas shkoi te River Plate, ndërsa Ronaldo zgjodha Manchester. Ishte koha kur te Juventus nuk kishin para për të investuar. Do ta kisha shitur më parë Higuain për 50 milionë euro dhe e përsëris që nuk do të kisha marrë Ronaldo tani që është 33 vjeç. Në Spanjë më kanë thënë se ai nuk gëzon kur shënon një shok ekipi dhe Perez më tha se donte të largohej sepse ai nuk kishte pranuar që Real Madrid ta bënte Real Ronaldo.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy