“Ekip kampion dhe me histori”, Gega prezantohet te Skënderbeu: Besoni të unë, do ia dalim!

“Ekip kampion dhe me histori”, Gega prezantohet te Skënderbeu: Besoni të unë, do ia dalim!

Skënder Gega është prezantuar ditën e sotme si trajner i Skënderbeut. Para mediave, Gega deklaroi se Skënderbeu është ekip kampion dhe ka bërë histori në Shqipëri.

Më tej ai u shpreh se duhet besuar te puna e tij dhe ka besim se skuadra do të qëndrojë në Superiore, ndonëse mban vendin e fundit në renditje.

Ne jemi miq me Takajn se jemi një brez. Dashamirësia s’ka munguar duke qenë edhe kundërshtar në vitet e fundit. Është shumë e thjeshtë. Për mua është një profesion që e dashuroj. Për të gjithë gëzoj respekt. Korça ka histori. E kam për nder dhe ndihem shumë i respektuar që të jem në krye të një skuadre si Skënderbeu. E kam me dëshirë dhe optimizëm. Ekipi ka elementë të rinj, futbolli do dhe pak fat me vete. Fakti që ndodhen në këtë klasifikim, tregon se ka probleme. Për mua është thelbësore që të besohet te unë.

Unë kur kam qenë në vend tjetër, jam munduar të shmang presionet. Unë e shoh Skënderbeun si pretendent për të bërë hapa përpara. Mendoj dhe shpresoj që do t’ia dalim. Të shikojmë atë që është më e afërta, të dielën.

Duke shprehur respektin për të gjitha skuadra, ky kampionat është shumë i rivalizuar. Kam ardhur me presidentin Takaj në momente të vështira. Jam optimist sepse e ka grupin. I kam parë disa ndeshje, mbase diçka i ka munguar. Do të flas me lojtarët si grup, por edhe veç e veç. Duhet të besojmë te njëri-tjetri.

Është e vërtetë, edhe me presidentin kemi folur për ecurinë dhe detajet. E kam ndjekur Memellin, kam qenë suport për të. Ka bërë punë të mirë. Kam informacion shumë të mirë sa i përket grupit. Është potenciali për të dhënë më tepër sepse janë djem të rinj. Mjafton të kesh këmbët dhe zemrën. Asgjë s’mungon. Është ekip kampion, ka bërë histori, falë klubit dhe trajnerëve. Dua të besoj që të vazhdoj në të njëjtën rrugë. Ndeshja e Laçit është e vështirë. Jo pa meritë është aty ku është. Është një nga ekipet më të mira të Superligës. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy