Manchester United drejt rinovimit me Cavani-n

Manchester United drejt rinovimit me Cavani-n

Këmbngulja e  pandalur e Boca Juniors për të përfituar  shërbimet e Edinson Cavanit i ka shkaktuar nje lloj impakti drejtuesve te Manchester United  .

 Sipas të përditshmes britanike ‘’ Daily Mail ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë vendosur ti përshpejtojnë hapat drejt rinovimit me 34 vjeçarin sepse konsiderojnë se ka akoma shumë për të dhënë në fushën e lojës.  

Pavarësisht se akoma nuk është shëndërruar në një titullar të padiskutueshëm në skemat e Ole Gunnar Solskjaer  uruguajani ka arritur statistikën e 1339 minutave lojë duke gjetur në 7 raste rrugën e rrjetës dhe ka asistuar në 2 të tjerë . 

Një informacion i tillë nuk i ka tingëlluar  mirë të ashtuquajturve ‘’ Xeneizes ‘’ sepse në një farë mënyrë ia ka mbyllur derën përfundimisht transferimit në mitikun ‘’ La Bombonera ‘’ . 

Megjithatë për një çështje të tillë nuk mund të mungonte deklarata e kreut të presidencës Jorge Ameal i cili  nuk do të heqë dorë lehtë nga ‘’ El Matador “ :

“ Shpresoj që në një moment Edinson Cavani të bëhet pjesë e Bocas . Vlerat e tij janë të padiskutueshme dhe do të rezultonin një kontribut i vlefshëm për të ardhmen e këtij institucioni “, theksoi  duke mos lënë mënjanë as mesfushorin e Arsenalit Lucas Torreira i cili vazhdon të jetë një opsion i vyer :

“  Nuk e përjashtojmë faktin se në  qershorin e ardhshëm mund të  konkretizojmë diçka në lidhje me këtë operacion në funksion të një ekipi kompetitiv gjatë sezoneve vijuese ‘’ , përfundoi Jorge Ameal .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy