Tami Kona: Silvinjo, kampion i madh. Paragjykohet për shkak të CV

Tami Kona: Silvinjo, kampion i madh. Paragjykohet për shkak të CV

Tami Kona, gazetar sporti, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për trajnerin e ri të Shqipërisë, Silvinjo.

Kona deklaroi se braziliani po paragjykohet dhe kjo ndodh për shkak të CV. Ai u shpreh se Silvinjo është një kampion i madh, referuar karrierës si futbollist.

Më pëlqeu gjesti fisnik i trajnerit Reja. Marrim trajnerë të huaj, sepse duam që profesionalizimi të jetë sa më i madh. Më pëlqeu atmosfera në prezantimin e trajnerit Silvinjo.

Kemi një trajner, i cili është kampion i madh. Është një lojtar me CV të pasur. Nuk ka qenë e lehtë për të bindur Silvinjon, që të marrë drejtimin e Shqipërisë. Ne nuk e mendonim se do të kalonim te samba braziliane. Eksperiencat janë pozitive, të trajnerëve italiane te Shqipëria, përjashto Panuçin.

Kam besim të madh te Zabaleta. Ka eksperiencë të madhe si lojtar. Uroj që një ndeshje miqësore duhet të bëhet me çdo kusht para eliminatoreve të Europianit.

 Analizën e trajnerit do e bëjmë pas çdo ndeshje. Në Poloni duhet të shkojmë dhe të marrim maksimumin, ashtu si edhe në Çeki. Që të shkojmë në Europian, duhet të synojmë maksimumin. Analiza do bëhet. Është trajner që po paragjykohet. E paragjykon CV-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy