Parisi i shkel syrin Dybalas

Parisi i shkel syrin Dybalas

 Shanset e Paulo Dybalas për të rinovuar me Juventusin janë reduktuar ndjeshëm gjatë kohëve të fundit dhe nga kjo situatë kanë menduar të përfitojnë shumë ekipe të njohura si Barcelona , Atletico , Milan dhe.  

 Ditët e fundit kanë demostruar se argjentinasi mbetet një golashënues shumë i preferuar  sepse edhe Paris St Germain ka ndezur motorrët për ‘’ La Joyan ‘’ i cili nuk po e rigjen dot rrugën e suksesit tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e cila ka shënuar rënie sidomos në sezonin e fundit.

Me shumë mundësi Kylian Mbappe do ti japë lamtumirën ‘’ Parque de Princes ‘’  së shpejti dhe sheiku Nasser Al Khelaifi kërkon ti bëjë një tjetër dhuratë shi-t të Tottenham Hotspurit me transferimin e Paulo Dybala në kryeqytetin francez.  

Avantazhi i ‘’ Les Pariziens ‘’ është se ishi i Palermos është një lojtar i lirë që prej 1 janarit te 2022-shit dhe investimi i tyre do të ishte vetem në lidhje me pagën e yllit të bardhezinvje .

Por kjo histori sigurisht si shumë të tjera do të rezultojë një matje forcash nga skuadrat e lartpërmendura të cilat duan të evitojnë fuqizimin e  francezëve sepse mbeten një kërcënim serioz për mbarëvajtjen e tyre në Champions League . 

Papritur  28 vjeçari është bërë protagonist i merkatos dhe Paris St Germain e ka treguar se mund të bëjë çdo çmenduri gjate saj pasi ka marrë shkas nga  vera e kaluar , periudhë gjatë të cilës  hapi dyert për lojtarë shumë të suksesshëm si Lionel Messi , Sergio Ramos , Georginio Wijnaldum , Achraf Hakimi , etj .

Momenti ideal i tyre duhet të shfrytëzohet në maksimum nga Mauricio Pochettino sepse ka në dispocizion lojtarë të cilët i kanë rritur masivisht shpresat për të triumfuar shumë shpejt në kompeticionin më të rëndësishëm për klube .

9 gola dhe 4 asiste në 20 ndeshjet e deritanishme janë një demostrim se vera e ardhshme mund të shënojë fundin e etapës në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe ti bashkohet një projekti , kryefjala e të cilit mbetet fitimi i  Champions Leagues.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy