Simeone dëshiron qëndrimin tek Atletico

Simeone dëshiron qëndrimin tek Atletico

 Fitmi i La Ligas theksoi një sukses të jashtëzakonshëm për Atletico Madridin.  Megjithatë eksperienca e Diego Simeones në krye të stolit nuk ka vijuar me ritmet e duhura dhe së fundmi kanë qarkulluar dyshimet  për të ardhmen në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

 Të qënit traineri më i mirë i historisë së ‘’ Los Colchoneros ‘’ është një arritje shumë e madhe e 51 vjeçarit i cili prej 11 vjetësh vijon ta lartësojë emrin e tyre në çdo kompeticion ku nxënësit e tij konsiderohen rivalë shumë të fortë .  

Sipas të përditshmes spanjolle ‘ Chiringuito de Jugones ‘ , drejtuesit e Atletico Madridit mund të rrinë të qetë sepse  i ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’ ka deklaruar se dëshiron të mos i ndërpresë marrëdhëniet me këtë klub që i ka pasuruar ndjeshëm karrierën  dhe e ka pozicionuar në një ndër trainerët më të mirë në glob . 

Edhe pse katër humbjet rradhazi në ndeshjet e fundit të La Ligas i kanë krijuar dhimbje të shpeshta koke Diego Simeones , e kaluara e tij i ka dhënë impaktet dhe konsiderohet e natyrshme që ndërmjet palëve të vijojë bashkpunimi për më tej . 

Kontrata me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ merr fund në  30 qershorin e 2024-tës dhe indikatorët e deritanishëm flasin për zgjatjen e bashkjetesës ndërmjet ishi-t të  Estudiantes de la Plata dhe surprizës së sezonit të kaluar në Primera Division .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy